Të paktën 4 persona dhe 12 të tjerë janë izoluar, pas shembjes së minierës ku ata punonin. Ngjarja ndodhi në rajonin e Sirvanit të provincës Siirt, në juglindje të Turqisë.
Sipas të dhënave paraprake, shkak për rrëshqitjen e dherave janë bërë reshjet e dendura të shiut, që ranë gjatë ditëve të fundit. Ky fakt është konfirmuar edhe nga vetë nga kompania “Park Elektrik”, që shfrytëzonte zonën për nxjerrjen e bakrit. Ekipet e shpëtimit po punojnë prej disa orësh pa ndërprerje, për të shpëtuar minatorët e izoluar nën tokë.
Ngjarja më e rëndë e shënuar vitet e fundit është shënuar në vitin 2014 në qytetin e Somas, ku 301 minatorë humbën jetën prej një shpërthimi.
Incidente të ngjashme nuk janë të rralla në shtetin turk, ku si shkak i bumit ekonomik dhe rritjes së kërkesave për shërbime./tesheshi.com