Drejtues të spitalit “Shefqet Ndroqi”, i shndërruar në COVID-2, kërkoi nga politika, më specifikisht nga opozita, që mos keqinformonte publikun duke pretenduar për mungesë medikamentesh apo pajisjesh.
“Në përgjigje të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar ‘Shefqet Ndroqi’ informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë.
Spitali Covid-2 ‘Shefqet Ndroqi’ ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët me terapitë e plota të mjekimit.
Në të njëjtën kohë ftojmë politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga Covid19 ditë e natë, pa ndërprerje, me përkushtim dhe profesionalizëm”, thuhet në një deklaratë.
Ishte ky një reagim ndaj akuzave në seri, si dhe asaj të fundit nga ish-deputeti mjek Bardh Spahia, i cili, qyshse ka nisur kriza pandemike këtu e 5 muaj më parë, s’rresht së denoncuari qeverinë, duke atakuar njëherësh dhe kolegë në spitale, për mungesa të pretenduara në shërbim.
“Dmth jo vetem qe genjejne paturpesisht per numrin e te shtruarve me Covid, por nuk kane siguruar as sasine e duhur te ilaceve, pjese e protokollit te trajtimit te virusit corona!
Sic duket nga denoncimi mungon nje bar bazik si antiviralet! Dhe kjo mungese kur ka 150 te shtruar! Po kur te behen me shume? Pse ministria genjeu sot kur tha se jane 124 te shtruar ne 2 spitalet Covid, kur sic shihet nga denoncimi vetem tek “Shefqet Ndroqi’ jane te pakten 150 te shtruar?
A te vjen ndopak zor Ogerta qe genjen me shifrat kur minimumi personeli e di sa persona jane te shtruar?…”, thuhej në deklaratën e radhës së Spahisë. /tesheshi.com/