Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-islame (CAIR) i ka bërë kërkesë një shkolle të mesme në Amerikë që të hetojë një incident ku një vajze muslimane i është hequr shamia dhe është goditur nga shoku i klasës.
Sipas deklaratës për shtyp, vajzës i është hequr shamia me forcë nga një student tjetër, i cili më pas e ka përplasur vajzën përtokë. Ngjarja ka ndodhur me datë 11 nëntor, por deri tani nuk ka pasur asnjë përgjigje nga ana e shkollës.
Familja e ka konfirmuar ngjarjen dhe ka theksuar se asnjë nga drejtuesit e shkollës nuk ka mbajtur përgjegjësi për rastin, përkundrazi nuk ka pasur asnjë përgjigje, thuhet në deklaratë.
“Drejtuesit e shkollës duhet të marrim masa të menjëhershme për atë që ka ndodhur në shkollën e mesme Northdale, në Coon Rapids,” tha CAIR, duke shtuar se nuk duhet të kalojnë kaq shumë ditë pa asnjë përgjigje pas një sulmi që dukshëm është për shkak të urrejtjes.
Vajza nuk është kthyer akoma në shkollë, pasi ndihet e pasigurtë.
Që nga dita e zgjedhjeve presidenciale, ku Donald Trumpi u shpall fitues, ka pasur një përshkallëzim të gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve anti-muslimane. Disa xhami dhe qendra islame në Amerikë kanë marrë letra me kërcënime të drejtërdrejta nga individë apo grupe që dukshëm mbështesin Trumpin dhe politikat e tij anti-emigrante dhe anti-muslimane. /tesheshi.com/