Një grup hulumtuesish amerikanë, kanë ngritur dyshimet se një kompani interneti ruse, po i ofron lidhje alternative të Phenianit.
Kjo u zbulua pasi SHBA-të po bëjnë përpjekje për të ndaluar lidhjen e Koresë së Veriut me botën, për shkak të shqetësimeve rreth programit nuklear dhe raketor.
Lidhja e parë e internetit të Koresë Veriore kalon nga aleati i saj më i afërt, Kina.
Kjo i ka dhënë Koresë së Veriut qasje në informata, po ashtu edhe hapësirë për spiunazh dhe luftë kibernetike.
Në vitin 2014, inteligjena amerikane, akuzoi hakerët e Koresë së Veriut, për vjedhje kibernetike ndaj kompanisë së filmit, Sony Pictures. /tesheshi.com/