Muri kufitar midis Meksikës dhe SHBA ishte një nga politikat dhe polemikat më të diskutuara të Donald Trump-it gjatë fushatës zgjedhore. Por që nga marrja e detyrës në janar, republikanët janë ballafaquar me disa pengesa në përpjekjet e tyre për të nisur projektin masiv.
Ndërsa Kongresi nuk është pajtuar me këtë propozim, kompanitë kanë filluar të zhvillojnë prototipa të murit.
Sipas Associated Press, rreth 200 organizata kanë treguar interes në dizajnimin ose ndërtimin e murit.
Fotot e postuara në Tëitter nga Dogana dhe Policia Kufitare e SHBA tregojnë pllaka të mëdha dhe të larta të murit gri prej betonit. Qeveria ka postuar gjithashtu një video të ekipeve duke hapur vrimat e shpimit të San Diegos për bazat e betonit, duke ilustruar se puna po shkon mirë dhe është në proçes.
Janë zhvilluar tetë prototipa, gjysma janë bërë prej betoni dhe gjysma tjetër do të ndërtohet me “materiale të tjera”, sipas një deklarate të qeverisë. Zëvendës komisioneri i Mbrojtjes Doganore dhe Kufitare Ronald Vitiello thotë: “ne jemi të angazhuar për të siguruar kufirin tonë, dhe kjo përfshin ndërtimin e mureve kufitare. Strategjia jonë për ofrimin e sigurisë së popullit amerikan përfshin barriera, infrastrukturë, teknologji dhe njerëz.
Kufiri i ri synon të ketë mure në mes 10 dhe 40 metra të larta të monitoruar në mënyrë elektronike në pjesën neutrale të kufirit midis Amerikës dhe Meksikës.
Nuk është çudi që muri, i njohur gjithashtu si Urdhëri Ekzekutiv 13767, ende ka pikëpyetje rreth asaj se si do të financohet dhe nga kush. Që nga fillimi, Trump këmbënguli se Meksika do të paguante për të, propozim ky i hedhur poshtë kategorikisht nga fqinji i tij. Presidenti tha se po mendonte të vë një tarifë prej 20 për qind ndaj importeve meksikane, megjithatë kjo ide u kritikua ashpër nga republikanët dhe demokratët. /tesheshi.com/