SHBA dhe BE-ja i kanë lëshuar ultimatumin final dy grupimeve politike që deri tani nuk e kanë dhënë deklartësinë për miratimin e reformës në drejtësi.
Në një deklaratë të përbashkët, ambasada e SHBA-së dhe BE-së i kërkojnë PD-së dhe LSI-së që të vendosin menjëherë zhbllokimin e reformës në drejtësi.
“BE dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje të gjitha partive politike që të dëgjojnë 91% të shqiptarëve që e mbështesin këtë reformë të rëndësishme, duke e çuar atë drejt përfundimit me sukses pa vonesa apo pengesa. Të gjitha partitë politike kanë një rol në këtë proces dhe kanë përgjegjësinë madhore për të arritur një marrëveshje”, thuhet në deklaratën e tyre.
Reagimi vjen një ditë pas takimit Obama – Rama në Shtëpinë e Bardhë, ku dhe mes dy lidërve u diskutua rreth nevojës së reformës në drejtësi. /tesheshi.com/