Beogradi po blen toka në veri të Kosovës, si një tentativë për të mos larguar serbët, por që duket se edhe kjo kartw po dështon.
Në marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të përfshihet edhe Tirana zyrtare.
E ka bërë publike vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili theksoi se në ditët e ardhshme do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Presidenti serb deklaroi se marrëveshja është ende shumë larg, por po bëhen përpjekje për të avancuar.
Në ditët e ardhshme Vuçiç tha se do të takonte Thaçin dhe Ramën por nuk specifikoi se ku do të zhvillohej takimi.
“Të dyja palët do të humbim nga marrëveshja, e rëndësishme është t’i kryejmë gjërat me qetësi. Nuk kemi pse frikësohemi nga bisedimet e shqiptarëve të Preshevës në Tiranë”, tha Vuçiç.
Presidenti serb ka bërë të ditur se Beogradi po blen prona të patundshme në veri të Kosovës, në mënyrë që të sigurojë një qëndrim të serbëve atje, por shtoi se megjithatë serbët po largohen vazhdimisht.
“Është një proces i ngadaltë por që do të mundohemi të ecim, megjithatë dua të them që do të duhet më vullnet nga qytetarët që të mos largohen nga Kosova”, tha Vuçiç. /tesheshi.com/