Drejtori i policisë rajonale në Mitrovicë, Nehat Thaçi është arrestuar mbrëmë nga policia kufitare e Serbisë.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga vet policia e Kosovës, e cila përmes një njoftimi për media, thotë se:
“Mbrëmë rreth orës 00:10 në hyrje të Serbisë nga autoritetet serbe është arrestuar drejtori rajonal i policisë së Mitrovicës Jugu, Nehat Thaçi. I njëjti ka qenë jashtë detyrës zyrtare, pra në pushim dhe së bashku me një shok të tij duke udhëtuar për çështje private nëpër territorin e Serbisë për në shtetet perëndimore ai është arrestuar”.
Policia e Kosovës thotë se nuk ka asnjë sqarim nga autoritet serbe për arsyet e arrestimit të tij.
Lidhur me arrestimin e policit Nehat Thaçi, ka reaguar vetëm Lëvizja Vetëvendosje përmes kreut të grupit parlamentar Glauk Konjufca, i cili ka thënë se ka pritur që për rastin në fjalë sot të reagojnë kryeministri Mustafa dhe ministri Hyseni.
Ai tha se “arrestimi i policit Nehat Thaçi tregon se si po normalizohen marrëdhëniet me Serbinë”.
Ndërsa, krerët e shtetit të Kosovës nuk e thonë asnjë fjalë, është deklaruar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë e cila përmes një komunikate për medie ka thënës se “Nehat Thaçi, drejtor i policisë së Mitrovicës, është arrestuar sipas fletë arrestit të lëshuar nga një gjykatë në Serbi”
Polici Thaçi është arrestuar në vendkalimin administrativ në Konçull, me rastin e dhënies së vërtetimit për hyrje në Serbinë qendrore.
Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë të Nishit për përcaktimin e paraburgimit nga viti 2010, N.Th. është dërguar në paraburgim”. /tesheshi.com/