Persona të paidentifikuar kanë rrahur brutalisht një imam në Novi Pazar (Sanxhak) të Serbisë. Fjala është Nezir Salihoviç.
Ngjarja ka ndodhur pas një prej faljeve ditore ku klerikut i kanë zënë pritë jo shumë larg xhamisë ku shërbente, duke e sulmuar me sende të forta.
Ai tashmë ndodhet nën kurën intensive të mjekëve pasi rrezikon të humbasë dhe jetën nga plagët që ka marrë.
Bashkësi Islame e Serbisë e dënoi ashpërsisht sulmin fizik ndaj imamit Nezir Salihoviç, duke kërkuar nga instancat shtetërore që të zbulojnë menjëherë autorët dhe t’i vënë para drejtësisë. /tesheshi.com/