Ka reaguar ashpër ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në lidhje me shfaqjet gati të pabesueshme të kryetares në detyrë të Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.
“Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.
Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje.
Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!
Reforma nuk do ndalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund”, shkruan Gjonaj. /tesheshi.com/