Sapo ka nisur zjarri në Frecciabianca 9818, trenin që vinte nga Lecce në Milano të Italisë, kanë ndërhyrë zjarrfikësit e Ankonës rreth orës 14:10 të ditës së djeshme në stacionin Varano, ndërsa një qark elektrik ka bërë masë në brendësi të njërit prej vagonëve të trenit.
Operacioni ka përfunduar me shuarjen e flakëve dhe pa asnjë të lënduar, madje disa të rinj janë argëtuar mjaftueshëm dhe e kanë dokumentuar këtë eksperiencë nëpërmjet disa fotografive.
Mesa duket, flakët e zjarrit nuk e ndalin modën e çmendur të selfieve që bëhet kudo dhe këtë e dëshmojnë më së miri këta të rinj që përfitojnë nga çdo moment për të qenë ‘in’./tesheshi.com/