Shumë njerëz kanë problem me rënien në gjumë. Të tjerë kanë vështirësi me orët e gjumit, por ka edhe nga ata që u del gjumi në mes të natës. Mirëpo, për çdo problem mund ta gjejmë një zgjidhje fare të thjeshtë në produkte me bazë natyrore.
Ky çaj prej bananeje mund të jetë një medikament shumë i mirë për gjumin. Bananet janë të pasura me potas dhe magnez, të cilat relaksojnë muskujt dhe enët e gjakut.
Përbërësit:
1 banane
1 litër ujë
Pak pluhur kanelle.
Përgatitja:
Vendosni ujin të ziejë
Prisni bananen në copë dhe vendoseni atë të ziejë për 10 minuta minimumi
Të gjithë ujin me banane kullojeni mirë në një napë. Sipas dëshirës mund të shtoni kanellë apo pak mjaltë.
Konsumojeni pijen përpara se të shtriheni për të fjetur./tesheshi.com/