Sekretarja e kreut të Lëvisjes Socialiste për Integrim, Elona Guri, që është realisht një nga zyrtarët më me peshë në këtë parti, ka uruar publikisht për ditëlindjen: deputeten Monika Kryemadhi, e cila është edhe bashkëshortja e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.
Në postimin e saj në Facebook, zonja Guri shkruan:
“E dashur Mona e vonova urimin tim sepse sdi cte shkruaj me pare per ty! Dua te uroj edhe 100 vite te lumtura perkrah kauzes me te madhe qe ne luftojm cdo dite me mish e me shpirt Ilir Meten, por qe pa ty asgje ska fare po fare kuptim! Zoti ta ndricofte rrugen me burrin dhe femijet e ty ashtu sic na i ndricon dhe ti ne!Ti je gjithecka per ne nene ,moter dhe shoqe shume e mire!Te dua shume shume”.
/tesheshi.com/