Situata në Halep është cilësuar katastrofike, teksa marrëveshja e ndërprerjes së luftimeve ngjan të jetë drejt fundit të vet.
Një numër sulmesh dhe bombardimesh në javën e fundit kanë lënë të vdekur mbi 200 civilë, duke e bërë gati të pavlefshëm armëpushimin.
“Ndërprerja e luftimeve vazhdon të shkelet në shumicën dërrmuese të rasteve nga regjimi i Esadit, që në javën e shkuar ka bombarduar spitale, shkolla, tregje, e një qendër kërkim-shpëtimi.”
“Tani është koha për ata me influencë të ushtrojnë presion të vërtetë për t’i dhënë fund kësaj spiraleje dhune. Rusia është paraqitur si mbrojtëse e regjimit të Esadit, kështu që ka detyrimin për të ushtruar ndikimin e vet të plotë.”
Janë këto komentet e sekretarit të Jashtëm britanik, Philip Hammond, të bëra pasi Kombet e Bashkuara paralajmëruan se nuk mund të shpërndajnë ndihma në zonat e rrethuara të Sirisë po qe se nuk ndërpritet dhuna e përshkallëzuar.
Hammond deklaroi se Rusia ka detyrimin për të ushtruar presion mbi Esadin që t’u japë fund luftimeve. /tesheshi.com/