Si rrallë këto kohë në jetën parlamentare, mazhoranca e opozita votuan bashkë pro tre projekligjeve.
Ato ishin: ai parandalimit të pastrimit të parave, marrëveshja për furnzimin me vaksinën Pfizer, si dhe rregullorja e re e Kuvendit.
Konkretisht:
-Akt normativ “Për miratimin e tekstit te disa ndryshimeve ne marrëveshjen për prodhimin e furnizimin me vaksinën “Phizer”
112 vota pro
2 vota abstenim
-Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit të ndryshuar””.
106 vota pro
6 vota kundër
1 abstenim
-Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit”
111 vota pro
3 vota kundër
Pos kësaj, seanca e paradites nuk pati ngritje tonesh apo replikime të ashpra. /tesheshi.com/