Edhe në samitin e Podgoricës të nisur sot, ndër më të rëndësishmit në planin rajonal për shkak të pjesëmarrjes së vetë Zv/Presidentit Mike Pence, pati një prani të personazhit Ballist Morina, njeriut që ka trazuar së fundi raportet mes Tiranës dhe Beogradit.
Vetë Rama ka shfaqur një angazhim për t’u marrë dhe me fatin e njeriut të dronit mbi kokat e serbëve, pasi është takuar me homologun kroat, vendi i të cilit ka vendosur ekstradimin e simbolit të tifozerisë kuqezi.
“Në takimin me kryeministrin kroat, Plenkoviç u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij”, shkruan Rama në FB.
Ky është ndër të rrallat raste në historinë e politikës kur drejtues të lartë qeveritarë diskutojnë mbi fatin e një tifozi, deri në takime të nivelit të lartë. /tesheshi.com/