Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gazetari Mahmutaj, letër Ramës nga Brukseli: trafikantët e hashashit dogjën fshatin tim!

by te Sheshi
03/08/2017
in Kronikë, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Gazetari Mahmutaj, letër Ramës nga Brukseli: trafikantët e hashashit dogjën fshatin tim!
5
SHARES

I nderuar Edi Rama, Kryeministër i vendit tim,

Do të doja mjaft që të mos bezdisja në këto ditë të nxehta gushti, duke të lënë pak kohë për të pushuar pas muajsh të gjatë lodhjeje elektorale e paszgjedhore. Po kështu më vjen sinqerisht keq që t’ia shtoj këtë letër dëgjesave të stërzgjatura publike, të cilat deklarove se i mbylle bashkë me muajin korrik.

Dua ta nis me mirënjohje dhe respekt i nderuar Kryeministër, pasi falë Jush nisi të zhbëhej një problem shkatërrimtar në fshatin tim të origjinës, Metoh Mallakastër. Po tregoj shkurt: Prej paradites së të hënës në kodrën jugore të fshatit Mbjeshovë të Beratit, për ironi të fatit vendlindja e kryebashkiakut të Beratit zotit Petrit Sina nisi një zjarr i fuqishëm. I stimuluar edhe prej erërave, për pak orë shkrumboi gjithçka aty, rreth 50 hektarë pishë 45 vjeçare dhe më tepër sipërfaqe pylli dushku dhe shkurresh rreth 30-vjeçare. Duke mos u interesuar kush për këtë zjarr, i cili mund të izolohej me pak njerëz dhe punë, erërat e shtynë drejt jugut dhe e sollën drejt fshatit tim të origjinës Metoh të rrethit Mallakastër çka rrezikoi banorët dhe shtëpitë. Kështu, prej mesnatës pas të hënës u ndez një sipërfaqe e konsiderueshme pishash dhe, stimuluar edhe prej temperaturës së lartë, brenda pak orësh dëmi arriti në më tepër se 150 hektarë. Bëjmë një llogari të thjeshtë: pishat janë mbjellë në distancën 2mx2m, pra 2500 bimë për një hektar ose rreth 400 mijë bimë gjithsej. Pra një dëm i jashtëzakonshëm.

Përfshirja ime në këtë histori ishte rastësore, pasi unë jetoj në Bruksel të Belgjikës prej disa vitesh. Lexova në wall-in e facebook të një bashkëfshatari tim se Metohu po digjej. U interesova dhe më erdhën videot dhe fotot e para. Ua shpërndava mediave. Ndërkohë ju njoftova edhe juve me sms. Vetëm në këtë moment, (nuk dua të besoj pas urdhrit tuaj), u dukën në fshat zjarrfikësit.

Dua të them që fshati im nuk është më tepër se 7 km nga qyteti i Ballshit. Banorët kishin njoftuar policinë. Efektivët kishin shkuar në vendngjarje që paraditen e së martës dhe … kishin konstatuar se kishte rënë zjarr! Vetëm kaq. Bashkëfshatarët e mi ndërkohë, pasi kishin humbur çdo shpresë kishin ngritur sytë nga Zoti. Nuk kishin asnjë zgjidhje. Në Ballsh, pranë Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës ndodhet një komisariat zjarrfikësish i mirëkompletuar në mjete dhe me organikë të tejfryrë. Këta njerëz (nuk jam i sigurt nëse policia i kishte njoftuar apo jo), por gjithsesi i bie që të mos të bëjnë asgjë veçse t’i rëndojnë buxhetit të shtetit. Prefekti nëpër media deklaroi se terreni ishte i vështirë dhe malor. Pika më e lartë e Mallakastrës nuk i kalon 600 metër. Të më falë prefekti por në Gjeografi kemi mësuar se male quhen formacionet mbi një mijë metër lartësi. Gjithsesi ai pohoi se nuk kishte as rrugë. Më vjen keq, (nëse do e merrnim të mirëqenë këtë), nuk arrij ta kuptoj se çfarë masash kishin marrë prefekti bashkë me kryebashkiakun për këtë ditë!? Apo rrugë nuk ka pasur prej 30 vjetësh dhe këta kanë veç pak vite në detyrë!? Në fakt rrugë ka.

Zoti Kryeministër, vetëm tre muaj më parë në kodrën përballë, atje përkrah të parëve tanë, varrosa tim atë. Një hemorragji cerebrale e mori ende pa gëzuar disa vite nga pensioni. Sigurisht nuk do kishte vend përmendja e fatkeqësisë së familjes time, nëse i ndjeri im atë nuk do të ishte personi që ka projektuar, piketuar, mbikëqyrur dhe mbjellë gjithë këtë sipërfaqe pishash, e cila nga dje është kthyer në një sipërfaqe gjigante shkrumbi e hiri. Isha në shkollë fillore kur shkoja pas tim eti të dielave dhe kam fiksuar në memorie momentet kur ai, buzë burimit të Gjanicës, në një lirishtë të vogël përkëdhelte fidanët disacentimetërsh të pishave që kishte mbjellë pak muaj më parë. Unë me naivitetin e moshës e pyesja: “Kur do rriten dhe sa të gjata do bëhen këto?” Ai nuk përtonte të më shpjegonte gjithçka me hollësi. Unë vazhdoja me kuriozitetin tim: “Po sikur t’iu ndodhë gjë e keqe këtyre fidanëve?” –“Jo bir, -m’u përgjigj ai, -nuk do i lë unë”. Dhe vërtet, sa ishte gjallë, i pasionuar edhe pas gjuetisë, ai i shihte thuajse çdo ditë dhe shpirti i tij e di sesa i mrekulluar dhe kënaqur ndihej nga gjithë kjo mrekulli që papërgjegjshmëria e atyre që duhet ta administronin dhe ruanin e zeroi në pak orë.

E thashë këtë të fundit pasi edhe pse të terrorizuar nga shkrumbimi dhe fqinjët e papërgjegjshëm, bashkëfshatarët e mi më pohuan se zjarri nuk ra aspak nga qielli, por ishte ndezur nga kultivuesit e hashashit të cilët për të zhdukur gjurmët e krimit i kishin vënë flakën sipërfaqeve. Temperaturat dhe erërat bënë që gjithçka të dilte nga kontrolli dhe ja pasojat. Me siguri policia e Beratit, përgjegjëse për zonën e kultivimit të hashashit, nuk e ka raportuar këtë në kohë, ose ndoshta fare. Kjo për faktin se dy policë “kokëfortë” vitin e kaluar në të njëjtin vend kishin pikasur parcelat e marihuanës dhe bashkë me informacionin iu kërkuan eprorëve përforcime për të ndërhyrë. Dhe në vend të kësaj njëri mori transferim në Tiranë për të ndjekur ca trajnime dhe tjetri ngritje në detyrë në rrethin e Kukësit. Në fakt, para se ta nisnin këtë histori, policët ishin paralajmëruar prej trafikantëve se do e pësonin pasi këta ishin kockë e fortë dhe se kishin përkrahjen e LSI-së. Do ishte shmangur gjithë kjo katastrofë e fundit, jo vetëm mjedisore, nëse inspektorët e policisë së zonës do kishin qenë pak më kurajozë dhe do e kishin asgjësuar hashashin para se pronarët ta vilnin.

Dhe e fundit zoti Kryeministër: jam realist që Shqipëria nuk mund të bëhet me shkop magjik. Problematika është e shumëllojshme. Dikush (si unë) ankohet për katastrofa të shkaktuara nga zjarret, dikush tjetër për fatkeqësitë natyrore, një tjetër për cilësinë e plazhit e një tjetër për zyrtarët burokratë e mitmarrës. Nuk do ju drejtohemi Juve për gjithçka dhe çdo herë. Duhet që të funksionojnë hallkat e shtetit njëlloj si në çdo vend tjetër demokratik. Fundja fare juve jeni autoriteti më i lartë i vendit tim. Kujt do i drejtohemi tjetër!? Sipër jush (në hierarki) qëndron vetëm Zoti. Nëse problemet e shqiptarëve nuk do gjejnë zgjidhje prej jush, atëherë njerëzit do i drejtohen Të Madhit. Teologët thonë që Ai gjithmonë përgjigjet, me lehtësim ose ndëshkim. Shpresoj në mëshirën e Tij.

E mbyll këtë letër duke ju falënderuar për leximin dhe uroj që shkatërrimi i fshatit tim të jetë i fundit në Shqipërinë tonë të stërmunduar e hallemadhe.

Fatos Mahmutaj, Bruksel më 3 gusht 2017. /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent
Sociale & Shoqëri

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?
Diplomaci

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Next Post
Trump pendohet për dekretimin e sanksioneve ndaj Rusisë: Ligji kishte plot të meta

Trump pendohet për dekretimin e sanksioneve ndaj Rusisë: Ligji kishte plot të meta

Mediat serbe: Rama shfaqet sërish “joformal”, kësaj radhe para Pence-it me atlete

Mediat serbe: Rama shfaqet sërish "joformal", kësaj radhe para Pence-it me atlete

Paralajmërimi i fortë i ministrit Demiraj: Ja pse siguria kombëtare është në rrezik…

Paralajmërimi i fortë i ministrit Demiraj: Ja pse siguria kombëtare është në rrezik…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni