Sallata jeshile, kastraveci dhe mollët e bëjnë këtë një pjatë thjesht fantastike. Nuk keni pse të shqetësoheni për kohën e përgatitjes, sepse mund ta keni gati brenda pak minutave.
Përbërësit:
200 gram sallatë jeshile
1 spec jeshil
1 kastravec
1 shkop selino
1 mollë
¼ gotë arra
½ gotë majonezë
¼ gotë krem pana (ajkë qumështi)
1 lugë gjelle lëng limoni
Përgatitja:
Kombinoni në një tas të vogël majonezën, ajkën e qumështit dhe lëngun e limonit. Hidhni pak kripë dhe piper për shije.
Pastroni sallatën, specin dhe kastravecin dhe prejini në copa mesatare. Vendosini në një tas të madh.
Organizoni edhe mollën e prera në feta dhe arrat e copëtuara.
Hidhni mbi të salcën e përgatitur dhe shërbejini menjëherë./tesheshi.com/