Ka rënë në sy statusi i sotëm i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pas akuzave të opozitës për rastin “Balili” por edhe më tej.
Enkelejd Alibeaj e akuzoi se ka lejuar arratisjen e Klement Balilit, kurse më pas në foltoren e PD-së doli ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, i cili akuzoi Tahirin se po përgjon në mënyrë të paligjshme krerë të shtetit dhe opozitës.
Kurse Tahiri është përgjigjur në rrjetet sociale: “Tanime Fronti i se keqes ka shkuar pertej opozites. Faleminderit SHQUPit qe ma kujton, pa kursyer dhe te djelen”.
Po kush është fronti përtej opozitës që përmend ministry, mos vallë Brenda mazhorancës?!
Padyshim që ku aludim do të ushqejë debatin politik ditët e ardhshme…
/tesheshi.com/