Rusia është në përpjekje për të rritur taksat ndaj dy kompanive amerikane: Google dhe Apple, nën justifikimin se këto të fundit nuk i paguajnë shumat e duhura në mënyrë të plotë. Kjo prirje e re ka ngritur dyshime se kjo tentativë e Moskës zyrtare mund të ketë një prapavijë politike, që vjen si kundrapërgjigje ndaj sanskioneve perëndimore të vendosura mbi të.
Vlen të theksohet se rritja e taksave mbi këto dy kompani ka qenë e jashtëzakonshme në Kremlin dhe e paparashikuar. Së fundmi u mbajt një takim midis administratës së presidentit rus Vladimir Putin, me pjesëmarrjen e Bordit Mbikëqyrës dhe anëtarë të parlamentit Duma (dhoma e ulët e parlamentit), për të studiuar imponimin e taksave shtesë për kompanitë e huaja të internetit, nën pretekstin se degët e Google dhe Apple në Rusi nuk paguajnë taksat e plota për shitjet e tyre.
Në përgjigje të këtyre akuzave, Ala Zabrovskaia, drejtori i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun i kompanisë Google në Rusi, tha në një deklaratë për shtyp se kjo kompani i paguan taksat e plota ndaj buxhetit ruse dhe se ajo vepron në përputhje me ligjet në fuqi në këtë vend.
Ndërsa për ekspertët ekonomik rusë, si përshembull Armin Tadovizan, etj., besojnë se nëse Rusia imponon taksa shtesë për këto kompani, kjo do t`i japë një goditje të fortë ekonomisë së vendit, pasi do të japë sinjale negative për kompanitë e huaja që operojnë në vend ose që planifikojnë të investojnë në Rusi./tesheshi.com/