Rusia ka filluar bisedimet me Katarin dhe Arabinë Saudite lidhur me shitjen e sistemeve të mbrojtjes raketore S-400, tha të martën Shërbimi Federal për Bashkëpunimin Tekniko – Ushtarak (FSVTS).
Moska dhe Riad aktualisht po negociojnë për kushtet e pranueshme reciprokisht dhe për kontratën për furnizimin me S-400 që do të hyjë në fuqi, bën të ditur zyra e shtypit e FSVTS-së për agjencinë e lajmeve TASS, duke shtuar se marrëveshja u nënshkrua në maj 2017.
Shërbimi federal gjithashtu theksoi se nuk duhet patur frikë nga rrjedhja e mundshme e të dhënave rreth S-400 nga SHBA-të aleat i Arabisë Saudite, pasi detyrimet e palëve në këtë çështje janë të rregulluara qartë në kontratë.
Ndërkohë, Rusia po diskuton shitjen S-400 edhe Katarit si një blerës potencial të sistemeve të mbrojtjes ajrore.
I dërguari rus në Doha zbuloi në korrik të 2018-ës se të dy vendet ishin në bisedime mbi S-400.
Sipas një raporti të CNBC të botuar në nëntor të 2018-ës, 13 vende, përfshirë Algjerinë, Egjiptin, Irakun, Marokun, Katarin, Arabinë Saudite dhe Vietnamin, kanë shprehur interes në blerjen e sistemit raketor rus.
Sistemi S-400, i cili u prezantua në vitin 2007, është brezi i ri i sistemeve raketore ruse, dhe deri me tani Rusia i ka shitur vetëm Kinës, Indisë dhe Turqisë./tesheshi.com/