Më shumë se 100 përkrahës të opozitarit Alexei Navalny, u arrestuan pasi morën pjesë në protestat e organizuara kundër arrestimit të tij, shkruan BBC.
Ata po kërkojnë që lideri opozitar Alexei Navalny të lirohet nga burgu dhe të lejohet të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018.
Tubimet përkojnë me 65 vjetorin e Presidentit Vladimir Putin. Shumica e tyre janë pa leje, përfshirë ato në Moskë dhe Shën Petersburg.
Navalny aktualisht është duke mbajtur në burg, pasi u dënua për shkelje të vazhdueshme të një ligji për organizimin e takimeve publike.
Kjo ishte hera e tretë këtë vit që Navalny është burgosur.
Autoritetet zgjedhore të Rusisë thonë se ai nuk mund të kandidojë për zgjedhjet presidenciale për shkak të një dënimi. /tesheshi.com/