Presidenti i Bordit Drejtues dhe aksioneri kryesor i grupit NLMK, Vladimir Lisin, zuri vendin e parë në listën e rusëve më të pasur të botuar nga revista Forbes.
Sipas revistës, pasuria e Lisin vlerësohet në 22.7 miliardë dollarë.
Vendin e dytë e zuri presidenti i ndërmarrjes minerare dhe metalurgjike “Norils Nickel”, Vladimir Potanin, i cili më parë ishte udhëheqësi në listë, dhe pasuria e tij vlerësohet në 22.3 miliardë dollarë.
TASS raporton se familja e Sulejman Kerimov, i cili zotëron kompaninë e minierave të arit “Polios”, është në vendin e tretë të rusëve më të pasur. Pasuria e familjes Kerimov vlerësohet në 21 miliard dollarë. /tesheshi.com/