Alternativa për Gjermaninë (AfD), që fushatën elektorale e bazoi kundër të huajve, ngre pikëpyetje dhe shqetësime mbi të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe marrëdhëniet e këtij vendi me Francën.
Grupi anti-imigracion u bë partia e parë e ekstremit të djathtë që hyn në Bundestag, ku në zgjedhjet e 24 qershorit morri 13 % të votave.
Gazeta gjermane “Neue Zürcher Zeitung” paralajmëroi se suksesi i AfD mund të pengojë euro-zonën.
“Duke hyrë në Bundestag AfD dhe FDP, mund të pengojnë reformimin e euro zonës.
Dhe kjo mund të pengojë vizionin e guximshëm të Emanuel Macron për reformimin e BE-së, që përfshin një Evropë më të integruar, të plotë me buxhetin e vet të eurozonës dhe me ministrin e Financave”, shkruan Niklaus Nuspliger.
FDP ka qenë kritike ndaj planeve të presidentit francez për BE-në dhe udhëheqësi i partisë Christian Linder ka thënë se nuk do të pajtohet me asnjë koalicion. /tesheshi.com/