“Burg pa afat” dha sot Gjykata e Tiranës për administratoren e kopshtit privat “Diren”, Anjeza Shabani.
Ajo, një ish-gazetare dhe një ish-drejtuese e emisionit investigative “Alarm” në Ora Neës, u denoncua pikërisht nga një emisioni ngjashëm aktual, “Stop” në Tv Klan, duke u shfaqur me zë e figure gjatë ushtrimit të dhunës ndaj një fëmije autik.
Rasti i saj ka tronditur këto ditë të gjithë shoqërinë shqiptare, duke konkuruar si lajm-hit dhe me ato nga kampionati europian i futbollit në Francë.
Tashmë, administratorja Shabani duhet të përballet me ligjin për shkeljet në ushtrimin e dhunës, por dhe në shmangjen ndaj ligjit, pasi kopshti që drejtonte ishte i palicensuar. /tesheshi.com/