Në Milano “nuk po gjejnë rehat” me trajnerin dhe ideja më e fundit e klubit kuq e zi është Roberto Mancini. Natyrisht flitet për sezonin tjetër, pasi ky që është në vijim, do të shkojë si të shkojë.
Mancini shihet si figurë pozitive, që luan futboll sulmues, sic është në filozofinë e Milanit, ka emër të mirë edhe në Kinë, cka nënkupton marketing të garantuar nga presidenca, si edhe njeh shumë mirë mentalitetin e kampionateve të tjera, të cilin mund ta aplikojë në Milano.
Megjithatë, për të arritur ish-trajnerin e Interit dhe Manchester City, Milan duhet të merret së pari me rrogë e lartë prej 8 milion eurosh në vit që ai merr si trajner i Zenitit të Shën Peterburgut. Po kështu duhen studiuar mundësitë e prishjes së kontratës së tij, si edhe miklimi për të qenë trajner i Kombëtares së Italisë. Nuk janë pengesa të vogla në fakt, por jo të pamundura.
Megjithatë, drejtuesit aktualë të Milanit kanë mardhënie shumë të mirë personale me trajnerin, e kanë rritur shpresën se ai do të”fluturojë” për në Milano verën e ardhëshme. /tesheshi.com/