Në kampionatin spanjoll, gara mes Barcelonës dhe Realit nuk është më se ndaj ç’ekipi fitohet, por se cili prej këtyre dy gjigandëve shënon më shumë.
Në ndeshjet e së mërkurës, Barcelona as e la Osasunën e vendit të fundit të merrte frymë. Messi pati një tjetër mbrëmje brilante, duke shënuar dy gola dhe duke udhëhequr skuadrën në fitoren 7-1.
Reali i Madridit nuk do të vononte të përgjigjej me një fitore 2-6 në fushën e Deportivo la Korunjës. Një rezultat që vështirë të mendohej përpara se të niste takimi, pasi Realit i mungonte e tërë vija tradicionale e sulmit, Ronaldo, Benzema e Bale.
Mungesa që kaluan pa u vënë re nga golat e Alvaro Morata-s, James Rodriguez-it, Lucas Vazquez-it, Isco-s e Casemiro-s.
Për të ardhur te një e veçantë tjetër, e regjistruar në takimin e Barcelonës.
Javier Mascherano shënoi nga pika e 11-metërshit në minutën e 67-të, dhe ky ishte goli i tij i parë me Barcelonën në thuajse shtatë vite qëndrimi te katalanasit.
Mesfushori i kthyer në qendërmbrojtës ka shënuar në të 319-tën ndeshje të tij me bluzën e Barcelonës; i pari për të në ndeshje klubesh që prej 25 shkurtit të vitit 2010, kur shënonte për Liverpulin në Ligën e Europës.
Veç kësaj, goli i tij e çoi në 500 numrin e golave të shënuar nga Barcelona gjatë kohës që drejtohet nga Luis Enrique. /tesheshi.com/