Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mediat botërore: Masat ndërkombëtare kundër Izraelit, shumë vonë!

    Mediat botërore: Masat ndërkombëtare kundër Izraelit, shumë vonë!

    Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

    Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

    Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

    Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ritet fetare në kazermat e Kosovës, e vërteta e një lejim-ndalimi

by te Sheshi
21/11/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Ritet fetare në kazermat e Kosovës, e vërteta e një lejim-ndalimi

Nga Blendi Gashi

Publikimi i një fotoje në media teksa pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po kryenin faljen e namazit të xhumasë në një nga kazermat e kësaj force, dhe më pas shkrimet se ministria në fjalë ka ndaluar kryerjen e riteve fetare brenda kazermave, ka çuar pluhur të madh në opinionin publik në Kosovë.

E gjitha filloi kur zhurrmëbërësja Express botoi një shkrim me titull “Ministër, a janë ushtarë a imamë?” (pse, a duhet të jesh patjetër imam që të falesh?!), shoqëruar me foton përkatëse ku disa pjesëtarë të FSK-së kryenin faljen e xhumasë.

Pak orë më pas e njëjta medie, por jo vetëm duke iu referuar një ish-ushtari të FSK-së, raportoi se Ministria që udhëhiqet nga Haki Demolli ka marrë vendim të ndalojë praktikimin e riteve fetare brenda orarit të punës në kazermat e FSK-së.

Por ndonëse kjo ministri zyrtarisht nuk dha ndonjë infromatë zyrtare për të ashtuquajturin vendim, lajmi mori dhenë në shumicën e portaleve online, ku më pas pasuan reagime të mëdha në opinion duke e vlerësuar këtë si një padrejtësi të madhe dhe shkelje e të drejtave në besim të qytetarëve të vendit, në këtë rast të pjesëtarëve të FSK-së, kur dihet se në bazë të konventave ndërkombëtare është e garantuar e drejta në besim.

Këto reagime të mëdha në të cilat u përfshinë qytetarë, analistë e gazetarë, erdhën duke pasur në mendje ndalimin që pikërisht MFSK-ja që udhëhiqej nga Agim Çeku, më 2010 mori një vendim të përkohshëm që ndaloi praktikimin e riteve fetare brenda orarit të punës.

MFSK: Masë e përkohshme vetëm për një njësi

Për të raportuar dhe informuar drejt dhe saktë qytetarët, portali tesheshi.com ka kontaktuar me drejtuesit e Ministrisë së FSK-së për çështjen në fjalë për çka i ka pyetur se a është marrë një vendim për ndalimin e riteve fetare për pjesëtarët e saj brenda kazermave, apo thjesht janë shkrime dhe shpifje të mediave të caktuara që për interesa të ndryshme shpikin dhe dezinformojnë opinionin publik.

Dhe përgjigja e ministrisë është tejet e qartë: Jo! Dhe vetëm me një përjashtim.

shala

“Nuk është marrë asnjë vendim për të ndaluar praktikën e faljes së namazit të xhumasë në kazermat e FSK-së. Çështja e ngritur nga MFSK është një rast i veçuar që ka të bëjë me çështje të procedurave të brendshme, shkelje e rregulloreve nga një njësi, publikimi i fotove pa autorizim nga hapësirat e FSK-së. Kjo ka qenë një masë e përkohshme vetëm për këtë njësi”, thuhet në përgjigjen e dhënë me shkrim për tesheshi.com nga zëdhënësi i MFSK-së, Ibrahim Shala.

Më tej në përgjigjen e FSK-së dhënë për tesheshi.com thuhet:

“As kushtetuta aktuale  dhe asnjë ligj në fuqi i Republikës së Kosovës nuk e obligon FSK-në të ofrojë kushte për rituale fetare e as për faljen e namazit të xhumasë brenda institucionit. Duke respektuar të drejtat dhe liritë e besimit, mbi bazën e vullnetit të mirë dhe mirë kuptimit me  praktikuesit fetarë të FSK-së, ajo  nuk e  pengon  askënd  që ta predikojë religjionin e tij ashtu siç ai dëshiron por çdo herë duke mos  penguar funksionalitetin dhe operacionalitetin e FSK-së, si dhe duke i respektuar kushtet e parapara në kontratën e shërbimit”.

Pra, siç mund të shihet nga përgjigjja, FSK ka ndërmarrë një masë të përkohshme ndaj pjesëtarëve të saj që kanë lejuar rrjedhjen e fotos nga hapësirat e institucionit në media pa autorizimin e saj, dhe se nuk bëhet fjalë për kurrfarë vendimi që pjesëtarëve të FSK-së u ndalohet falja e namazit të xhumasë në të gjitha kazermat.

Megjithatë vlen të theksohet se Ministria e Forcës së Sigurisë në kohën sa drejtohej nga Agim Çeku ua kishe ndaluar pjesëtarëve të saj që gjatë orarit të punës ta kryenin ritet fetare, duke thënë se është vendim i përkohshëm.

“Jemi duke u konsultuar me Bashkësinë Islame, me ekspertë, me juristë për ligjet, Kushtetutën dhe me specifikat e ushtrisë, praktikat e ushtrive të NATO-s, kështu që është një vendim i përkohshëm derisa të marrim një vendim të ri. Mendoj që brenda këtij viti do të përfundohet kjo çështje”, deklaroi atë kohë Çeku.

Pjesëtarët e FSK-së të cilëve u ndalua dy vite më parë falja brenda kazermave u ankuan se po u bëhet padrejtësi. /tesheshi.com/

Related Posts

Mediat botërore: Masat ndërkombëtare kundër Izraelit, shumë vonë!
Kryesore

Mediat botërore: Masat ndërkombëtare kundër Izraelit, shumë vonë!

23/05/2025
Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!
Kryesore

Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

23/05/2025
Si Trump po e shndërron Zyrën Ovale në një “fushë minash” për udhëheqësit e huaj
Kryesore

Si Trump po e shndërron Zyrën Ovale në një “fushë minash” për udhëheqësit e huaj

23/05/2025
Next Post
Fëmijët në rrezik, të dhënat nga “Save the Children”

Fëmijët në rrezik, të dhënat nga “Save the Children”

Shkencëtarët janë në prag të kurës për personat që nuk dëgjojnë

Shkencëtarët janë në prag të kurës për personat që nuk dëgjojnë

700 euro për një provim në histori, pranga dy pedagogëve në Shkodër

700 euro për një provim në histori, pranga dy pedagogëve në Shkodër

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mediat botërore: Masat ndërkombëtare kundër Izraelit, shumë vonë!

Mediat botërore: Masat ndërkombëtare kundër Izraelit, shumë vonë!

23/05/2025
Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

23/05/2025
Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

23/05/2025
SHBA-ja nis “luftën tregtare” me Europën

SHBA-ja nis “luftën tregtare” me Europën

23/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni