Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Fondit shqiptaro – amerikan, Michael Granof prezantuan sot projektin për rikualifikimin e zonës historike të qytetit të Vlorës.
Rama u shpreh se janë 11 milionë euro financim të qeverisë shqiptare dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjeve që do të shkojnë për restaurimin e zonës.
“Qyteti ka arritur më shumë vështirësi të trashëgojë disa gjurmë të trashëgimisë së vet. Dhe pse disa banesa të vjetra janë shkatërruar tërësisht dhe janë ndërtuar të reja, madje në disa raste janë shkatërruar monumente, vlerësojmë se ka një potencial për një tjetër impuls të rëndësishëm në funksion të ruajtjes së vlerave të mbetura por dhe një impuls në funksion të zhvillimit të ekonomisë së qytetit dhe turizmit.
emi zhvilluar disa diskutime për rëndësinë e kësaj zone pastaj kemi dakordësuar. Fondi ka financuar projektin dhe do financojë dhe një pjesë të zbatimit të projektit.
Kemi ndarë barrën e përgjegjësisë qoftë për financimin ashtu dhe operacionin. Ka të bëjë me rindërtimin e rrjetit elektrik dhe të ujësjellësit. Fondi do financojë 4 milion euro, qeveria 7 milion euro.
Do ti japim gjithë kësaj zone një pamje të re”, tha Rama. /tesheshi.com/