Në përvjetorin e ribashkimit gjerman, një zhvillim që pasoi fundin e Luftës së Ftohtë, kryeministri ende në detyrë i Kosovës, njofton për një telegram urimi që i ka përcjellë kancelares Merkel.
Haradinaj e quan me fat faktin se Kosova ka e patur Gjermaninë në krah të saj.
“Kosova dhe populli i saj janë me fat që në të gjithë etapat e shtetbërjes, kanë pasur krah vetes shtete si Gjermania. Sot, kur bëhen 29 vjet nga bashkimi i shtetit gjerman, i kam nisur një telegram urimi kancelares Angela Merkel, për këtë festë kombëtare, duke shprehur mirënjohjen e thellë të Kosovës, për kontributin e tyre jetik ndaj nesh.
Si çdo herë tjetër, kancelaren Merkel e sigurova se Kosova është fuqishëm e angazhuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Si partnerë të besueshëm dhe aleatë të fuqishëm, Kosova dhe Gjermania kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale dhe ndajnë vlera të përbashkëta!
Urime Gjermani!”, shkruan Haradinaj në telegram. /tesheshi.com/