Pajisja, e cila ndryshoi rrjedhën e historisë teknologjike dhe vendosi standarde të reja në industrinë e lëvizshme, u prezantua si sot 13vjet më parë. Më 9 janar 2007, i ndjeri Steve Jobs njoftoi në konferencën e atëhershme Macworld se Apple do të prezantojë tre produkte revolucionare – një iPod me ekran të gjerë, një telefon, dhe komunikuesin përfundimtar të internetit. Ai më pas e pyeti audiencën nëse e kuptuan se për çfarë bëhej fjalë dhe që nga atëherë asgjë nuk ka qenë e njëjtë në botën e komunikimit mobile.
Sigurisht, iPhone mori shumë kritika që nga fillimi sepse i mungonin shumë nga shërbimet atëhershme të zakonshme si rrjeti 3G, MMS, regjistrimi i videove, por edhe mungesa e multitasking. Nga ana tjetër, iPhone solli një ekran të përdorshëm kondensiv të përshtatur për përdorim pa stilus. Gjithashtu ofroi të tilla si App Store qendror dhe, më e rëndësishmja, një filozofi krejt e re e dizajnit dhe aksesit në treg.
Shumë prodhues të tjerë si Nokia dhe BlackBerry janë përpjekur të përshtaten me trendin e ri, por pa dobi.
Falë iPhone dhe më pas iPad, Apple është bërë kompania më e vlefshme në botë për sa i përket kapitalizimit të tregut dhe vlerës së markës.
Ja ç’ndodhte 13 vjet më parë me Steve Jobs: