Kryeministri italian, Matteo Renzi pas fjalimit në parlamentin izraelit vizitoi Betlehemin, ku u takua me presidentin palestinez, Mahmud Abaz. Në takim, që u zhvillua në pallatin presidencial, merrte pjesë edhe kryeministri palestinez, Rami Hamdallah.
Kreu i Qeverisë italiane më herët iu drejtuar parlamentit izraelit duke thënë se paqja në rajonin e trazuar do të jetë e mundur vetëm përmes krijimit të dy shteteve dhe dy popujve, e vetëm nëse garantohet siguria e plotë për të gjithë: e drejta e shtetit palestinez për vetëpërcaktim dhe ajo e shtetit hebraik për siguri. “E them këtu dhe e do e përsëris në Betlehem në takimin me liderin palestinez”, tha Renzi./tesheshi/