Duket se të gjitha agjencitë e marketingut kërkojnë një mënyrë sa më artistike dhe origjinale për të tërhequr vëmendjen dhe për të provokuar emocionet tek ata që shikojnë reklamat.
Reklama që ka prekur shumëkën këtë vit, vjen nga Polonia dhe është krijuar nga një agjenci nga Varshava e quajtur Bardzo.
Gjyshi merr një program për mësim të gjuhës angleze për fillestarët dhe gjatë reklamës shfaqen aventurat e tij gjatë mësimit të një gjuhe të huaj.
Natyrisht, gjatë reklamës ne pyesim veten: vallë përse ai vë veten në këto situata qesharake, dhe presim me padurim zgjidhjen e këtij misteri.
Dhe si zakonisht, çdo gjë ka një kuptim dhe qëllim të thellë, që shihet edhe në fund të reklamës.
Kreative, interesante dhe emocionale, nuk është çudi që e gjithë bota e pëlqeu këtë reklamë. Dhe duket se kjo nuk është vetëm një reklamë festive, por ka edhe një peshë jetësore. /tesheshi.com/