Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Reforma në drejtësi: a është kjo arsyeja se pse edhe të djathtët europianë mbështetën kreun e të majtëve shqiptarë?

by te Sheshi
06/12/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Reforma në drejtësi: a është kjo arsyeja se pse edhe të djathtët europianë mbështetën kreun e të majtëve shqiptarë?

Edi Rama zhvilloi dje vizitën e dytë të tij zyrtare në kryeqytetin e Bashkimit Europian. Të parën e kishte zhvilluar në vitin 2014, pra sapo mori mandatin e parë si kryeministër. E dyta vjen më herët pas rikonfirmimit të mandatit.

Protokolli qe i plotë, siç herën e parë, pasi bëhet fjalë për një vizitë zyrtare: takoi Presidentin e BE-së, Donald Tusk; shefen e Diplomacisë, Federica Mogherini; Kryetarin e Komisionit Europian, alias kryeministrin e BE-së, Jean Claude Juncker dhe Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani. Thelbi i deklaratave të krerëve të Europës ishte i qartë: ata e vlerësojnë pozitivisht mandatin e parë të Edi Ramës, përderisa thanë thuajse në kor se “Vlerësojmë hapat e rëndësishme që Shqipëria ka bërë përpara”.

Në këtë kor deklaratash nga katërshja ka një moment që ja vlen të ndalesh: Donald Tusk, Jean Claude Juncker dhe Antonio Tajani janë figura qëndrore të Partisë Popullore Europiane, përkatësisht grupimit të qendrës së djathtë, anëtare e së cilës është edhe Partia Demokratike- opozita shqiptare. Madje tre figurat e PPE-së ishin më entuziastë në mbështetjen ndaj Edi Ramës sesa Federica Mogherini, e cila është drejtuese e PD-së italiane të Matteo Renzi-t.

Po si shpjegohet ky qëndrim, kjo performancë që dukshëm ka pezmatuar qarqe të opozitës në Shqipëri?

Nga deklaratat shikohet qartë dhe thjeshtë: BE ka vlerësuar Edi Ramën thuajse me një bonus, reformën në drejtësi! Dhe ta shikosh me kujdes këtë sjellje të BE-së, duket shkuar pak prapa, kur reforma në drejtësi ishte në fillimet e saj.

Në vitin 2013 Edi Rama erdhi në pushtet me premtimin për të ndryshuar gjyqësorin, për ta reformuar atë. BE, me gojën e Angela Merkelit i dha mbështetjen “me pash”.

Mazhoranca e Ramës, pra PS-ja dërgoi në Kuvend projektin e parë ligjor, ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. PD dhe LSI e dërgoi në Kushtetuese, e cila e rrëzoi. Opozita tha se BKH po ngrihet si instrument në duart e qeverisë, madje më keq, në duart e Ministrisë së Brendshme. SHBA dhe BE e morën këtë mesazh me seriozitet dhe u futën vetë direkt në lojë. EURALIUS, misioni i BE-së për drejtësinë në Shqipëri dhe OBDAT, misioni i SHBA për të njëjtin qëllim, u bënë pjesë e një komisioni ekspertës për ta hartuar reformën në drejtësi në Shqipëri.

BE dhe SHBA morën pjesë aktivisht në proces. Fondacioni Shoqëria e Hapur, pra Soros, financoi biletat hotelet, dietat e ekspertëve ndërkombëtarë që vinin në Shqipëri, apo tekstet e botuara. Ndërsa BE dhe SHBA morën përsipër të financonin drejtësinë e re.

Në verën e vitit 2016 u hartua drafti final i reformës në drejtësi. Edi Rama tha: Jam gati që unë dhe PS ta votoj siç e ka propozuar BE dhe SHBA. PD-ja dhe LSI-ja shfaqën kundërshtimin e tyre. Donald Lu, ambasadori i BE-së në Tiranë u dërgoi mesazh të gjithë deputetëve duke u thënë se kush do ta votojë kundër do të konsiderohet si pjesë anti-BE dhe anti-SHBA.

Në fund, të 140 deputetët e votuan tekstin e reformës në drejtësi në Kushtetutë, pra ndryshimet kushtetuese. Por PD-ja kundërshtoi ligjet organike të reformës. Ata, pra ligjet, ishin hartuar thuajse motamo nga SHBA dhe BE. Madje PD-ja shkoi edhe më tej dhe paditi në Kushtetuese dy ligjet kryesore të Reformës në Drejtësi: vettingun dhe ligjin për administratën e re gjyqësore.

Por ka edhe më: PD-ja dhe LSI-ja sulmuan egërsisht, frontalisht dhe pa fund ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. Opozita nxiti disa media që e akuzonin Vlahutinin se ka blerë si seli të BE-së një ndërtesë të shtrenjtë në periferi të Tiranës. BE e mbrojti Vlahutin, duke thënë që Brukseli ka blerë një rezidencë dhe nuk është kroatja Romana Vlahutin që ka marrë një shtëpi. Madje i shtyu edhe mandatin për të treguar besimin. Por edhe pas kësaj, Vlahutin sulmohet vazhdimisht pareshtur.

Në prag të zgjedhjeve të qershorit, dhe më e rëndësishmja në afatin final për votimin e organeve të vettingut, PD u fut në çadër duke kërkuar në thelb shtyrjen e zgjedhjeve dhe largimin e Edi Ramës si kryeministër. BE nuk e pranoi këtë dhe i dërgoi Lulzim Bashës dy delegacione të nivelit të lartë: Zv.kancelarin gjerman, socialdemoratin Sigmar Gabriel dhe kreun e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David Mccallister, figurë e lartë e CDU-së së Angela Merkelit. Ata i ofruan PD-së garanci zgjedhore por pa rrëzuar qeverinë., si dhe i kërkuan të votojë organet e vettingut. Në fund Basha u fut në zgjedhje pas një marrëveshje me Ramën. Ajo dhe LSI votoi organet e vettingut dhe Edi Rama bën President Ilir Metën.

Pra nga faktet e renditura deri këtu nuk ka qenë PS-ja apo qeveria problem, por opozita, në vend që të jetë e kundërta. Në fund të të gjithë kësaj BE-ja vlerësoi qeverinë për reformën në drejtësi dhe jo opozitën e cila i ka hapur problem asaj.

Por pas takimeve të Ramës në Bruksel, qarqe të opozitës akuzojnë BE-në se është e burokratizuar dhe po i jep qesim kryeministrit mbështetjes, kur sipas saj “qeveria është e kredhur në krim e në drogë”.

Bashkimi Europian, që në 2014 lëshoi mesazhin nëpërmjet Federica Mogherinit në Parlamentin shqiptar; “kush është pro reformës në drejtësi ka mbështetjen tonë”

Pra gjithçka ishte e parathënë. Nuk kishte asnjë suprizë: Brukseli mbajti fjalën që kishte thënë 3 vjet më parë.

Edi Rama gjithsesi nuk mori një mbështetje të pakushtëzuar por ju dhanë 6 muaj afat për të treguar se atë që ka bërë me reformën në drejtësi ta kthejë në fakte, pra në ngritjen e organeve të reja të gjyqësorit dhe prokurorisë, të cilat do të çojnë në arrestimet e peshqve të mëdhenj! Ja kaq ishte. BE ka mbajtur një qëndrim si edhe në 2014-ën, thjesht e ka konfirmuar atë. /tesheshi.com/

Related Posts

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?
Politikë

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Next Post
Jerusalemi-kryeqytet izraelit, Papa Françesku i lutet Zotit të mos ndodh

Jerusalemi-kryeqytet izraelit, Papa Françesku i lutet Zotit të mos ndodh

Putin njoftoi kandidaturën e katërt në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018

Putin njoftoi kandidaturën e katërt në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018

Facebook sjell versionin për fëmijët nën moshën 13-vjeç

Facebook sjell versionin për fëmijët nën moshën 13-vjeç

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni