Ministri irakian i Mbrojtjes tha të hënën se ushtritë turke dhe irakiane filluan manovra të mëdha të përbashkëta në kufirin e përbashkët, pasi të dy vendet shprehën mosmiratim të referendumit të pavarësisë së Kurdistanit (KRG).
Ushtria turke tha në një deklaratë se ushtria irakiane do t’i bashkohet në stërvitjet ushtarake në kufi, të cilat kanë vazhduar që nga java e kaluar.
Më parë të hënën, Turqia vendosi kontrolle më të rrepta në portën kufitare Habur në juglindje të saj në vendkalimin me pjesën veriore të Irakut.
Manovrat ushtarake filluan të hënën e kaluar, vetëm një javë përpara se qeveria rajonale e Kurdistanit (KRG) të mbajë një referendum të diskutueshëm për pavarësi afër qytetit Silopi, pranë portës kufitare Habur midis Turqisë dhe rajonit kurd të Irakut.
Parlamenti turk gjithashtu mbajti një takim urgjent të shtunën dhe zgjati mandatin që lejon operacionet ushtarake në Sirinë dhe Irakun fqinj deri më 30 tetor, 2018.
Mandati u miratua fillimisht nga parlamenti në tetor 2014 dhe u ripërtëri çdo vit, duke lejuar veprime ushtarake në territoret e dy fqinjëve jugorë të Turqisë kundër terroristëve të Daesh-it dhe grupeve të tjera që Ankaraja i konsideron si organizata terroriste. /tesheshi.com/