Mjekët amerikanë kanë realizuar transplantin e parë të veshkave në histori, ku si dhuruesi e si dhe përfituesi ishin njerëz me HIV-pozitiv. Operacioni u u krye në klinikën e Universitetit Johns Hopkins në Baltimore.
Është konsideruar më parë se njerëzit me HIV nuk duhet të dhurojnë një veshkë, e kjo për shkak të një rreziku potencial për zhvillimin e sëmundjes në veshkat e mbetura. Por një gjeneratë e re barnash që trajtojnë njerëzit me HIV pozitiv konsiderohet i sigurt sa i përket efekteve të mundshme anësore të sëmundjes së veshkave.
Ky operacion është një tjetër hap i madh përpara në procesin e trajtimit pozitiv të HIV. Konkretisht, në fillim të marsit në Mbretërinë e Bashkuar, një pacient pas transplantit të palcës së eshtrave pushoi së qeni HIV pozitiv në kërkimet e mëvonshme.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) HIV është ende një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njerëzve, me rreth 37 milionë sosh të infektuar. /tesheshi.com/