Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që refuzoi kërkesën e Listës Serbe për “Trepçën”, ka reaguar deputeti Slavko Simiq i cili vlerëson se gjykata me vendimin e saj ka verifikuar vendimin politik e jo vendimin juridik
“Nëse Kushtetuesja e ka hedhur poshtë kërkesën tonë, edhe ne do ta hedhim poshtë zbatimin e tij. Ligjet e miratuara që ne i konsiderojmë kontestues, bashkësia serbe dhe punëtorët nuk e Trepçës nuk janë detyruar t’i zbatojnë“, ka thënë ai për mediat.
Ndryshe, Kushtetuesja refuzoi kërkesën e “Srpska-s” për t’u shqyrtuar kushtetutshmëria e Ligjit për “Trepçën”, të aprovuar javë më parë nga Kuvendi i Kosovës.
Në vendimin e Gjykatës, të publikuar sot, thuhet se ligji për “Trepçën” është kushtetues për nga përmbajtja dhe për nga procedurat e ndjekura për miratim në Kuvendin e Kosovës. /tesheshi.com/