Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rasti i paprecedent: komentet e Trump për mosnjohje rezultati, frikë për dhunë natën e zgjedhjeve

by te Sheshi
21/10/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Rasti i paprecedent: komentet e Trump për mosnjohje rezultati, frikë për dhunë natën e zgjedhjeve

Refuzimi i Donald Trump për të deklaruar nëse ai do të pranojë ose jo rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të muajit të ardhshëm, nëse humbet, është një akt i paprecedent dhe tronditës për Shtetet e Bashkuara, thonë ekspertët ligjorë.

Edhe pse një gjë e tillë, refuzimi i humbjes së zgjedhjeve nga kandidati i një partie të madhe, do ta hidhte demokracinë amerikane në një territor të pazbuluar, nga pikëpamja ligjore nuk do të kishte në fakt, asnjë ndryshim, e këtë e konfirmojnë ekspertët nga gjithë spektri politik.

“Ndershmërisht, sipas sistemit tonë, është e parëndësishme nëse një kandidat humbës njeh zgjedhjet apo jo”, thotë James Bopp, gjyqtar kushtetues konservator. Sipas tij, vota e kolegjit elektoral është përfundimtare.

Në debatin e tretë dhe të fundit, natën e së mërkurës, Trump dy herë refuzoi të përgjigjej nëse do të pranonte humbjen në rast se ndjente se rezultati nuk ishte nxjerrë si duhej, një deklaratë kjo që dukej qartë se synonte të hidhte dyshime mbi integritetin e procesit elektoral.

Moderator i Fox News, Chris Wallace, këmbënguli duke vënë në dukje se tranzicioni i pushtetit është një parim i respektuar në të gjitha kohërat në demokracinë amerikane. “Ka një traditë në këtë vend, në fakt, një nga krenaritë e këtij vendi është tranzicioni paqësor i pushtetit”, tha Wallace. “Dhe pavarësisht sesa fort është luftuar në fushatë, fakti është që në fund, humbësi përgëzon fituesin”.

“Do ta kem parasysh në kohën e duhur”, u përgjigj kandidati republikan, duke marrë edhe thirrma habie nga audienca. “Do ju mbaj frymën pezull”.

“Kjo është e tmerrshme”, replikoi kandidatja demokrate, Hillary Clinton. “Jam e tronditur që dikush që është kandidat i një nga dy partitë kryesore merr këtë pozicion”.

Ndërkohë, gjatë një fjalimi tjetër pas debatit, Trump ngriti pyetje të reja për këtë çështje, duke thënë: “Unë do të pranoj tërësisht rezultatet e këtyre zgjedhjeve të mëdha e historike presidenciale, nëse fitoj”, e më pas shtoi: “Sigurisht, do të pranoja një rezultat të qartë të zgjedhjeve, por rezervoj të drejtën të kundërshtoj apo të padis ligjërisht, në rast të një rezultati të kontestueshëm”.

Retiçensat e Trump duket se nuk janë mendimi i përbashkët i atyre që i qëndrojnë më afër. Vetëm orë pas deklaratave, kandidati për zv.president, menaxheri i fushatës dhe vetë vajza e tij thanë se shtabi I fushatës do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas sistemit të kolegjit elektoral, amerikanët nuk e zgjedhin drejtpërdrejt presidentin e tyre. Ata zgjedhin një trupë zgjedhësish që zotohen të votojnë për njërin ose tjetrin kandidat. Një kandidat duhet të fitojë 270 vota elektorale që të shpallet fitues i zgjedhjeve.

Edhe pse fituesi projektohet që natën e zgjedhjeve, vota zyrtare e kolegjit elektroal nuk ndodh deri disa javë më vonë.

Në javët e ndërmjetme përpara votës elektorale kolegjiale, Trump mund të depozitojë një sfidë ligjore për të kontestuar rezultatin ose të kërkojë rinumërim të votave nëse plotësohen disa rrethana, por të gjitha shanset e tij janë të vogla në këtë drejtim, vetëm nëse diferenca nëse rezultat është vërtet shumë e ngushtë.

Sondazhet tregojnë se Trump po drejtohet për një humbje të thellë dhe ekspertët druhen se komentet e kandidatit që i cilësojnë tronditëse e të paprecedenta, mund të sjellin dhunë në natën e zgjedhjeve, nëse ai nuk fiton.

Pas debatit, mbështetësit e Trump u përpoqën të mbrojnë deklaratat e tij duke sjellë në vëmendje rinumërimin e votave në vitin 2000, pas një gare vërtet shumë të ngushtë mes kandidatëve Xorxh Bush dhe Al Gore. Por ekspertët ligjorë e refuzojnë këtë krahasim.

“Nuk është rasti në fjalë”, thotë Richard Reuben, profesor në universitetin e Misurit. “Kishte dyshime legjitime pas votimit në atë kohë, rasti kaloi procesin ligjor dhe Gore me hijeshi pranoi vendimin e gjykatës së lartë, me gjithë problematikën që mbartte”.

“Kjo është një përpjekje e paramenduar për të delegjitimuar rezultatin nëse vendimi i zgjedhësve nuk është në pëlqimin e tij – një rast i paprecedent në politikën amerikane”.

Sipas sistemit amerikan, është e mundshme që të fitosh votën popullore dhe të humbasësh kolegjet elektorale, që ka ndodhur në vitin 2000. Bushi humbi votën popullore kombëtare ndaj Gore me 0.51 për qind por fitoi kolegjet elektorale me rezultatin 271 ndaj 266 të Al Gore.

Momenti i kontestimit u bë i famshëm, pasi pikërisht shumë pak pasi kishte pranuar humbjen ndaj Bushit, Gore e mori atë në telefon për t’i komunikuar se rrethanat kishin ndryshuar dhe ai kishte ndryshuar mendje.

Pasi zgjedhjet u vendosën në Florida, ku përqindja e fitores ishte kaq e vogël sa mund të nxiste rinumërimin, rezultati u vulos nga gjykata supereme e cila ndali rinumërimin dhe i dha Bushit votën elektorale të Floridës.

Gore nuk ishte dakord me vendimin, por e pranoi. Në fjalimin e tij të pranimit të humbjes, disa ditë përpara votës kolegjiale, Gore citoi

Stephen Douglas, i cili humbi presidencën ndaj Abraham Linkolnit: “Ndjenjat e njëanshme duhet të përulen përpara patriotizmit. Jam me ju, president dhe Zoti të bekoftë!”

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse
Bota & Rajoni

“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

17/05/2025
A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?
Afrika

A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

17/05/2025
Next Post
Biblioteka Kombëtare e Kosovës anëtarësohet në IFLA

Biblioteka Kombëtare e Kosovës anëtarësohet në IFLA

Kodak sjell risinë “cameraphone”: telefoni me kamer 21Mpx për të apasioniarit pas fotove

Kodak sjell risinë “cameraphone”: telefoni me kamer 21Mpx për të apasioniarit pas fotove

Dyert e Brukselit të hapura edhe për Vetëvendosje-n; krerët e saj ia paraqesin Tanja Fajonit pesë pikat për Demarkacionin

Dyert e Brukselit të hapura edhe për Vetëvendosje-n; krerët e saj ia paraqesin Tanja Fajonit pesë pikat për Demarkacionin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni