Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Biblioteka Kombëtare e Kosovës anëtarësohet në IFLA

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” është anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave dhe Institucioneve Bibliotekare (IFLA), njofton Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve (MKRS).

Anëtarësimi i BKK “Pjetër Bogdani” në IFLA vlerësohet të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm, nga MKRS, sepse thuhet se përveç që është edhe një bashkëngjitje në rrjetin ndërkombëtar të institucioneve bibliotekare, ai mundëson përfaqësimin e institucionit kryesor bibliotekar të vendit në këtë mekanizëm ndërkombëtar, shkëmbimin dhe marrjen e përvojave të bibliotekave të shteteve tjera dhe shumë përfitime tjera.

IFLA, e themeluar në Edinburg me 30 shtator 1927, ka selinë në Hagë të Holandës dhe njëherësh është organi kryesor ndërkombëtar që përfaqëson interesat e bibliotekave dhe shërbimeve të informatave ashtu sikurse të përdoruesve të tyre. Është zëri global dhe më me prestigjioz i profesionit të bibliotekës. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts