Në takimin e zhvilluar mes udhëheqësve të NISMA-s për Kosovën dhe Ambasadores franceze, Maryes Daviet, është diskutuar për situatën aktuale, ku Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi i ka shprehur shqetësimet e NISMA-s rreth skandalit të fundit të EULEX-it në rastin Kleçka, të publikuara ditë më parë.
Këto janë disa nga takimet e shpeshta që ky subjekt politik po i bën me faktorin ndërkombëtar në Kosovë lidhur me manipulimet që dyshohet se janë bërë kundër liderit të kësaj partie Fatmir Limaj./tesheshi.com/