Mbrëmjen e 24 korrikut, Saranda do tronditej nga një shpërthim i hatashëm. Sicc u raportua, një 52-vjeçar ishte ndërruar jetë prej tij, ndodhur nën ujë. Rasti konsiderohej tejet i çuditshëm. Në fakt, tashmë që është zbardhur, ngjan i rrallë në llojin e vet. Në sagën e akteve kriminale.
Po si ka ndodhur?
Media e kronikës ka shpjeguar gjithë dinamikën e shpërthimit ku mbeti i vdekur shtetasi Armand Nelaj, në pozitat e një polumbari.
Trupi i 52-vjeçarit u gjet i dëmtuar rëndë në ujërat pranë portit të qytetit nga dy turistë të huaj që po lundronin me një gomone.
Më saktë, 52-vjeçari kishte marrë porosi nga 35-vjeçari Erdian Muho për të hedhur në erë një target të linjës Sarandë-Korfuz, për arsye konkurrence.
Në momentin që Nelaj ishte afër anijes për të montuar lëndën plasëse, në telefonin e lidhur me tritolin u futën valët greke, duke bërë që mesazhi “Welcome to Greece”, të aktivizonte shpërthimin.
“Sasia e eksplozivit do të vendosej në pjesën fundore të tragetit, e lidhur me një aparat celular, në vakum. Autori i cili humbi jetën, nuk kanë llogaritur diçka sipas hetuesve. Në momentin që autori i është afruar anijes, kanë hyrë valët roaming dhe ka ardhur një mesazh në telefon. Kjo ka qenë fatale për Armand Nelaj”, tha gazetari Eni ferhati në Euronews Albania.
Më pas, sipas gazetarit, informacionet në rrugë operative kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të të dyshuar si porositës i ngjarjes.
Bëhet fjalë për Erdion Muhon, pronar i një trageti linje Sarandë-Korfuz.
Mbetet të zbardhet se cili ishte raporti i tij me viktimën. /tesheshi.com/