Popullsia muslimane në pjesë të Evropës, përfshirë Britaninë, mund të trefishohet deri në vitin 2050, thonë studiuesit, raporton e përditshmja Daily Mail.
Shifrat në një raport të ri sugjerojnë një ndarje të ashpër lindje-perëndim, me pjesën muslimane të popullsisë së Britanisë së Madhe që ka shënuar rritje nga 6.3 për qind në 2016 në 16.7 për qind sipas një skenari.
Studimi nga Qendra Kërkimore Pew arrin në përfundimin se popullsia muslimane e Evropës do të vazhdojë të rritet gjatë dekadave të ardhshme edhe në qoftë se ndalohet imigrimi në kontinent.
Sipas skenarit “zero migracion”, muslimanët do të përbënin 7.4 përqind të popullsisë së Evropës deri në vitin 2050, krahasuar me 4.9 përqind që përbënin vitin e kaluar.
Studiuesit thonë se kjo është kryesisht për shkak se niveli i lindjeve për muslimanët është përgjithësisht më i lartë se sa për evropianët e tjerë.
Vendet, përfshirë Belgjikën, Francën dhe Italinë do të shohin ndryshimin më të madh në skenarin “zero migracioni” sepse ata kanë një popullatë të re muslimane.
Që nga viti 2016, muslimanët e Britanisë së Madhe përbënin 6.3 për qind të popullatës, apo rreth 4.1 milion njerëz. Në Evropë, totali ishte 4.9 për qind, ose rreth 24.9 milionë.
Në skenarin e migrimit të mesëm, që ka më së shumti të ngjarë, popullsia myslimane e Britanisë së Madhe do të rritet nga 6.3 për qind në 16.7 për qind, apo rreth 13 milionë.
Ekspertët në Pew Research Center, në Uashington, SHBA, modeluan tre skenarë për vlerësimin e numrit të muslimanëve që do të jetonin në Evropë deri në vitin 2050.
Të tre skenarët përdorën një vlerësim prej 25.8 milionë në mesin e vitit 2016 si një bazë, por supozuan norma të ndryshme migrimi në të ardhmen.
Sipas skenarit “zero migracion”, rreth 30 milionë muslimanë do të përbënin 7.4 përqind të popullsisë së Evropës deri në vitin 2050, krahasuar me 4.9 përqind që përbënin vitin e kaluar.
Studiuesit thanë se kjo është më së shumti për shkak se muslimanët janë mesatarisht 13 vjet më të rinj se evropianët e tjerë dhe gjithashtu kanë një nivel më të lartë lindjesh.
Studimi vlerëson se 58.8 milionë muslimanë do të përbënin 11.2 për qind të popullsisë në një skenar të “migrimit të mesëm” që nënkupton migrimin me një ‘shpejtësi të rregullt’.
Në skenarin e “migrimit të lartë”, studimi parashikon që rrjedha rekord e emigrantëve që erdhën në Evropë midis viteve 2015 dhe 2016 do të vazhdojë pafundësisht, duke rezultuar në 75 milionë muslimanë në Evropë, një rritje prej 14 përqind, deri në mesin e shekullit.
Edhe me imigracionin më të madh, muslimanët do të “vazhdojnë të jenë shumë më të vegjël se popullatat e të krishterëve dhe njerëzve pa fe në Evropë”, përfunduan hulumtuesit.
Emigrantët muslimanë kanë qenë një temë politikisht e ndjeshme në Evropë pas fluksit të migrantëve në 2015 dhe 2016.
Studimi u bazua në regjistrimin e popullsisë dhe të dhënat e sondazhit, regjistrat e popullsisë, të dhënat e emigracionit dhe burimet e tjera.
Ai ka mbuluar 30 vende, 28 anëtarët e Bashkimit Evropian, plus Norvegjinë dhe Zvicrën.
Jo të gjitha vendet do të preken në mënyrë të barabartë nga emigracioni i ardhshëm, sipas raportit të Pew.
Në skenarin e migracionit të lartë, Gjermania dhe Suedia do të kishin rritjen më të madhe sepse të dy vendet morën më së shumti azil-kërkues gjatë kulmit të krizës së refugjatëve dy vjet më parë.
Ndërsa muslimanët përbënin gjashtë përqind të popullsisë gjermane vitin e kaluar, përqindja e tyre do të shkonte deri në 20 përqind deri në vitin 2050.
Muslimanët e Suedisë, të cilët ishin tetë për qind në vitin 2016, do të përbënin 31 për qind të popullsisë në të njëjtin skenar.
Ndërkohë, disa vende që kishin relativisht pak banorë muslimanë në 2016 do të vazhdonin të kenë pak muslimanë deri në vitin 2050 në të tre skenarët. /tesheshi.com/