Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në SHBA, ku ka marrë pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, mes takimeve të shumta, ka pasur edhe një me filantropin George Soros.
Takimi është zbuluar nga djali i multi-miliarderit me origjinë hungareze, Alex Soros, që ka publikuar edhe foton në Instagram.
“Gjithmonë është një kënaqësi të takosh kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Një rilindas i cili është bërë simbol i demokracisë liberale në Shqipëri dhe gjithashtu një artist i njohur botërisht”, shkruhet në komentin që shoqëron foton.
Tashmë pritet që politika shqiptare të përfshihet nga debatet, ku hera herës Rama është akuzuar si politikani që mbështetet nga Soros, që konsiderohet një nga kundërshtarët e presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump./tesheshi.com/