Një shkrim në Uashington Times ka detyruar kryeministrin Rama që të reagojë me anë të një statusi.
Shkrimi godiste atë që po ndodh në reformën e drejtësisë, mbetjen pas institucione për shkak të vettingut, duke fajësuar elementin “Soros” në këtë reformë. Duke e konsideruar shkrimin si “të paguar”, shefi i qeverisë shkroi në FB:
“Paguani, paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut! Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi! Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë”, shprehet Rama. /tesheshi.com/