Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë ne vendin e të vetmit aleat ndërkombëtar të Bashës në kohën e “Çadrës” së famshme të 2017-ës.
“Budapest – Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”, shkruan Rama.
Njëherësh pra, shefi i qeverisë shqiptare ndodhet në vendin rebel të BE-së.
Kujtojmë se Viktor Orban është një i djathtë që i ka shpallur luftë dhe Sorosit. /tesheshi.com/