Kryeministri Rama iu përgjigj zërave opozitarë mbi pretendimin se qeveria po vjedh fondet e tërmetit dhënë nga donatorët.
U tha kjo prej tijj në një aktivitet promovues të programit të financimit të BE-së për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të shkuar.
“Përsa i përket fondeve, një pjesë e atyre që sytë i kanë po nuk duan të shohin, veshët i kanë po nuk duan të dëgjojnë, mendjen e kanë po nuk duan që ta vënë në punë, se fondet e sjella nga donatorët administrohen nga vetë donatorët.
Këshilli Evropian me një strukturë të posaçme UNOPS do të administrojë nga pikëpamja tekniko-financiare të gjithë programet e rindërtimit ë trashëgimisë dhe shkollave.
Administrimi i taksave të evropianëve është përgjegjësi e vetëm e tyre. Kush thotë se kush i vodhi paratë, ku shkuan paratë, duhet të hapi mendjen për të dëgjuar këtë të vërtetë. Të gjitha fondet administrohen prej tyre. Nuk na lanë një thes dhe ne e morëm e tretëm, siç u thotë mendja atyre që i morën paratë në të shkuarën dhe kujtojnë se janë të gjithë si ata.
I kërkoj ndjesë partnerëve për këtë sqarim të domosdoshëm. Soreca nuk bën thjesht detyrën si ambasador i BE-së por është një mik shumë i mirë i shqiptarëve”, theksoi i pari i qeverisë.
Ky i fundit tha se “Bashkimi Europian do të japë 40 milion euro për të mbështetur rindërtimin dhe rigjallërimin e trashëgimisë kulturore të prekur nga tërmeti.
“Ne e kemi quajtur ‘BE për kulturën’“, theksoi Soreca. /tesheshi.com/