Rama nuk përcjell më të njëjtin shqetësim për riardhjen e mundshme të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, ndryshe nga çdo deklarohej para se ai të mundte Hillary Clinton në 2016-ën, duke thënë se “qoftë larg ajo ditë”. Atëherë, kjo frazë iu morr me të madhe, sidomos nga opozita shqiptare, e cila besonte se Trump nuk do ua falte Ramës kur të vinte në pushtet. Ai erdhi dhe asgjë nuk ndodhi. Përkundrazi. Rama ia kaloi për bukuri dhe me administratën e njeriut që uroi mos vinte në Shtëpinë e Bardhë.
Ky ndryshim qëndrimi ndaj Trumpit është reflektuar në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku përkundër alarmimit europian, Rama deklaroi:
“Vendet anëtare të BE duhet të rrisin shpenzimet, jo se po vjen dikush në Shtëpinë e Bardhë, por sepse apo për shkak të Evropës dhe për hir të atyre. Nëse më kujtohet mirë, përpara 2016, ishte i njëjti diskutim. Ishte Trump, që tha se NATO është e vjetëruar dhe pati diskutime. Por faktet tregojnë se me Trump në Shtëpinë e Bardhë, NATO u forcua, nuk u dobësua.
Nëse sot, mbrojtja evropiane, është më e fortë, apo është bërë më e fortë, kjo ka të bëjë me trysninë amerikane. Ka qenë dëshmitarë i saj, për të rritur shpenzimet. Politika është politikë, zgjedhjet janë zgjedhje.
Donald Trump është Trump dhe ditën kur zgjedhjet mbarojnë, SHBA i kthehen punës së tyre. Nuk e shoh si tragjedi, është demokracia amerikane ajo që vendos.” /tesheshi.com/