I intervistuar nga “Il messaggero”, aty ku ditë më parë foli paraardhësi i tij në qeverisje, Berisha, kryeministri Rama se ai nuk mund të krahasohet me liderin venezuelian, siç po përpiqet ta bëjë opozita.
“Ndryshe nga Venezuela, në Shqipëri, amerikanët dhe Evropa i janë apeluar opozitës për t’u nënshtruar parimeve demokratike. Nëse do të isha Maduro, do të kisha probleme me SHBA-në apo BE-në”, tha Rama.
Shefi i qeverisë tha se mënyra që opozita ka zgjedhur për t’u rebeluar, deri pra dhe me djegie mandatesh, është e pajustifikueshme.
“Por çfarë proteste të popullit! Këtu nuk jemi ballafaquar me xhaketa të verdha ose me studentë, sindikata apo forca të tjera shoqërore”.
“Italianët duhet ta dinë se ne jemi thjesht në prag të zgjedhjeve administrative. Opozita është shumë prapa në sondazhet, është e humbur në pothuajse në çdo qytet”, theksoi ndër të tjera Rama. /tesheshi.com/