Kryeministri Rama ka folur për herë të parë për atë pjesë të mbetur në hyje të jetës së tij, sëmundjen e të birit, Gregut, i cili për pak sa nuk iku nga kjo botë në një moshë shumë të re, aty nga mesi i viteve 2000.
Duke folur mbi situatën epidemike, pra faktin se Shqipëria po ia del, madje dhe më mirë se SHBA, Rama tha se në atë spital ku dikur dergjej i biri, sot njerëzit shuhen në masë nga koronavorusi.
Pa e përmendur me emër, por duke e lënë të nënkuptuar, Rama tha:
“Jeta më ka çuar dikur pranë një njeriu të zemrës në një spital amerikan në Masacusten, dhe kur kam hyrë në atë spital dhe kam parë se ç’ndodhte kam menduar se kjo këtu është dora e Zotit se nuk ka mundësi.
Përpara syve të mi kam parë atë qenie, që do të jepja jetën time që të kthehej nga koma dhe sot në atë vend ku gjendet ai spital numërohen deri tani 6 mijë të vdekur me vetëm dyfishin e Shqipërisë.
Përderisa ne ia dolëm, brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht, kufijtë do të jenë hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistik” tha shefi i qeverisë. /tesheshi.com/