Edi Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste menjëherë pas kthimit nga vizita zyrtare në Gjermani.
Të shtunën në ora 10.00 në Hotel Tirana, PS-ja mbledh organin më të lartë ku janë paralajmëruar mesazhe të rëndësishme dhe “ndryshime organizative”.
Një vit më parë, pikërisht pas kthimin nga Gjermania Edi Rama largoi Saimir Tahirin dhe tre ministra të rëndësishëm: Ilir Beqjen, Blendi Klosin dhe Blendi Cuçin.
Në axhendën e Asamblesë së nesërme janë parashikuar raportime të ministrave të qeverisë si dhe të kryetarëve të bashkive socialiste që do të tregojnë për punën e tyre deri tani.
Rama do të raportojë për lobimin pas vendimit të Komisionit Europian dhe për vizitën në Gjermani.
Në axhendë është caktuar edhe diskutimi i platformës së “bashkëqeverisjes me qytetarët”.
Pas Asamblesë do të ketë një tur takimesh nëpër Shqipëri, duke shtuar dyshimet për një fushate të parakohshme elektorale nëse nuk merret statusi kandidat në qershor.
Në këtë mbledhje pritet të merren edhe disa vendime të karakterit organizativ të jetës së brendshme të PS.
Duket se nuk është rastësi që takimi është lënë të njëjtën ditë dhe orë që fillon edhe Kongresi i PD-së.
Sipas të gjitha gjasave, Edi Rama dhe Lulzim Basha do të përplasen në transmetimet live duke ofruar një fundjave totalisht politike.
Por ka shumë gjasa që të mos ketë shumë audiencë si pasojë e temperaturave të larta, ku shumë njerëz mund të lëvizin drejt bregdetit…/tesheshi.com/